Hapja e negociatave, Plenkoviç: Franca mund të ndryshojë qëndrim
BKT
Shqipëri

Hapja e negociatave, Plenkoviç: Franca mund të ndryshojë qëndrim

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç deklaroi se Franca mund të ndryshojë qëndrimin e saj për zgjerimin e BE-së para samitit të Zagrebit që do të mbahet në muajin maj.

Para vizitës së zyrtarëve europianë në Zagreb, me rastin e fillimit zyrtar të presidencës kroate të Këshillit të BE-së, Plenkoviç deklaroi se komisioneri i ri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi po punon aktualisht për një dokument që mund të ndryshojë metodologjinë e negociatave të pranimit, gjë që Franca ka të ngjarë ta pranojë.

Plenkoviç kujtoi se presidenti francez, Emanuel Macron kishte deklaruar në tetor se procesi i pranimit duhet të ishte më pak burokratik.

“Objektivi kryesor i Samitit të Zagrebit, parashikuar në muajin maj, do të jetë intensifikimi i bisedimeve mes vendeve anëtare të BE-së dhe atyre kandidate për anëtarësimin në BE duke siguruar se janë zhvilluar takimet të paktën çdo dy vjet”, nënvizoi Plenkoviç.


MË SHUME NGA Shqipëri