​Kosova, 250 mijë euro për të luftuar terrorizmin
BKT
Lajme

​Kosova, 250 mijë euro për të luftuar terrorizmin

Në mbledhjen e sotme, që ishte vetëm një pikë e rendit të ditës, Qeveria e Kosovës ka ndarë 250 mijë euro për përkrahjen e Koalicionit Global Kundër ISIS. Këtë e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili për kë shumë se gjashtë muaj po e udhëheq Qeverinë në detyrë.

Shuma është marrë nga shpenzimet e paparashikuara.

“Kosova është anëtarë e Koalicionit Global Kundër Terrorizimit, që i prinë Amerika, në kuadër të këtij obligimi kryem detyra që janë të përkrahjes në shumë drejtime. Kosova është e gatshme të përkrah ketë koalicion në aspektin ushtarak, të inteligjencës, të qëndrimeve publike. Vitin qe shkoi ka qenë shumë prej 100 mijë eurosh. Kësaj radhe Kosova ka vendosë me të ndajë 250 mijë euro”, tha Haradinaj në konferencë për media.

“Ne kemi qenë të përfshirë si Kosovë më implikimet e ISIS për shkak se shtetas të Kosovës kanë qenë të involvuar, falënderojmë të gjithë qe na kanë ndihmuar t’i kthejmë në Kosovë nënat dhe fëmijët. Pasojat e luftës kundër terrorizmit nuk janë përmbyll, e kemi obligim si vend, nisur nga vet situata jonë që kemi qenë të prekur, e ndjejmë me përmbush këtë obligim”, shtoi ai.

Gjithashtu, Ramush Haradinaj ka thënë se në janar dhe shkurt nuk ka pengesa të funksionimit buxhetor, por rreziku fillon nga gjysma e dytë e shkurtit që siç tha ai “nëse hyjmë në zonën e kuqe të gjysmës së dytë të shkurtit pa buxhet atëherë fillon rreziku”.

Ndërkohë për formimin e institucioneve tha i takon Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosjes që të bëjë atë, si fitues të zgjedhjeve.

“Nuk na ka takuar askush prej Vetëvendosjes. Nuk e di procesin. Në sistemin tonë parlamentar, partia fituese mbahet përgjegjëse për krijimin e institucioneve. Zoti Kurti dhe VV është përgjegjës me ja dhënë Kosovës institucionet. Ne nuk mund të kërkojmë takim me ta, ai që i ka fituar zgjedhjet vlerëson kënd e thirr”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se Kushtetuta është e qartë, që nuk mund ta krijojë i dyti qeverinë, e krijon vetëm i pari.


MË SHUME NGA Lajme