Yjet e futbollit evropian arrijnë në zonat e prekura nga tërmeti
BKT
Sport

Yjet e futbollit evropian arrijnë në zonat e prekura nga tërmeti

Përpara ndeshjes së bamirësisë që do ndihmojë të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit të shkuar, ish-futbollistët, yjet e së shkuarës së kombëtareve të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë prekën nga afër vuajtjet dhe dhimbjen që shkaktoi tragjedia natyrore.

Vizita e tyre e parë ishte në Bubq. Në fillim u ndalën në qendrën vullnetare që prej më shumë se 40 ditësh i vjen në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.

Më pas, delegacionet panë nga afër disa prej shtëpive të shpallura të pabanuara, ku u njohë me vështirësitë që përballen njerëzit.

Pas Bubqit, delegacionet e katër kombëtareve vizituan edhe Thumanën, e cila ishte dhe një nga zonat më të prekura të tërmetit të 26 nëntorit.