Dwayne Johnson ngrit pesha teksa përgatitet për rolin e ri
BKT
Magazina

Dwayne Johnson ngrit pesha teksa përgatitet për rolin e ri

Dwayne “The Rock” Johnson ngrit pesha në palestër, teksa po përgatitet për rolin e Black Adam.

Aktori, 47-vjeç, ngriti peshat në palestër, si pjesë e orarit të tij rraskapitës përpara fillimit të filmit të tij të ardhshëm, në të cilin riprodhon rolin e tij në Black Adam, shkruan TheSun.

Venat e tij mund të shiheshin nga krahët teksa po përgatitej për filmin e ri, i cili fillon xhirimet në verë.

Ish-mundësi profesionist, është i njohur ende me emrin “The Rock”.

“The Rock” ka vendosur gjithashtu të prodhojë edhe një tjetër rol filmik, e këtë gjë e bëri të ditur në një konferencë shtypi, të mbajtur të premten në Nju Jork.

Ai tha: “Historia e Mark Kerr është një histori kaq e jashtëzakonshme.”

“Si të gjithë ne, dhe si shumë prej këtyre luftëtarëve, ai luftoi këta demonë – këta demonë të varësisë, këta demonë të shëndetit mendor, këta demonë të të dalurit jashtë dhe presionin e luftimeve para 50,000 njerëzve dhe atë që bën dikush”, shtoi ai.

Mike Kerr u konsiderua si mundësi më i mirë në botë gjatë karrierës së tij në MMA nga 1997 – 2009, si dhe ishte një kampion dy herë UFC në peshë të rëndë.


MË SHUME NGA Magazina