Turqia kërkon truallin brenda janarit për 500 shtëpitë në Laç
BKT
Shqipëri

Turqia kërkon truallin brenda janarit për 500 shtëpitë në Laç

Ministri turk tregoi që ndërtimi i banesave në zonën e Laçit është një porosi e Presidentit Erdogan ndërsa kërkoi nga qeveria që brenda janarit t’i dorëzojë truallin për të nisur ndërtimin.

“Ne duam të ndihmojnë vëllezërit shqiptarë që ta kalojnë sa më shpejt këtë situatë të shkaktuar nga fatkeqësia natyrore. Shpresojmë që brenda janarit të na dorëzohet trualli për ndërtimin e 500 shtëpive. Kompleksi i banesave do të ndërtohen sipas të gjitha standardeve dhe traditës shqiptare dhe me të gjitha infrastrukturën e nevojshme për shërbimet publike naj komunitetit.

Kryeministri Edi Rama nënvizoi se ndërtimi i banesave të reja në Laç do t’i japë fund edhe përmbytjeve në zonënë e Laçit, pasi përvec ndërtimit të banesave do të ketë edhe punime në infrastrukturë publike, transmeton oranews.

Ndërtimi i 500 shtëpive në zonën e Laçit, e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit pritet të përfundojë brenda korrikut të këtij viti.


MË SHUME NGA Shqipëri