Një ditë pasi i ktheu qeverisë ligjin “anti-shpifje”, reagon Ilir Meta
Sharr Travel

Një ditë pasi i ktheu qeverisë ligjin “anti-shpifje”, reagon Ilir Meta

Dje kreu i Shtetit, Ilir Meta i ktheu mazhorancës qeverisëse atë që tashmë njihet si ligji i censurës së medias.

Sot Meta reagon sërish për këtë ligj duke shkruar se liria e medias dhe e drejta e informimit janë tyë lidhura ngushtë me parimin e funksionimit të një shteti demokratik.

“Të dashur qytetarë,

Liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik.

Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të këtyre treguesve, sipas konkluzioneve të organizatave prestigjioze ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe të institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë respektimin e lirisë së medias.

Ndaj është koha për të reflektuar dhe për të mos ecur me kokëfortësi në rrugën e censurës dhe autoritarizmit, që do të përbënte rrezik për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Edhe njëherë, i ftoj të gjithë të lexojnë me vëmendje argumentet kushtetuese dhe ligjore të kthimit për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur “anti-shpifje”, thekson Meta.