Këshilltarja e Haradinajt: Kurti, zvarritje e spektakle fëmijërore politike
BKT
Lajme

Këshilltarja e Haradinajt: Kurti, zvarritje e spektakle fëmijërore politike

Meliza Haradinaj – Stublla, këshilltare e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, konsideron se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po bën zvarritje e spektakle fëmijërore politike.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ajo ka ironizuar me bisedimet për koalicion në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se Agim Bahtiri, kreu i Mitrovicës, është bërë zëdhënës i koalicionit të ndryshimit dhe të shpresës.

Postimi i plotë:

Zgjohemi me deklaratat e Agim Bahtirit, zëdhënësin e koalicionit të ndryshimit dhe shpresës;

Vazhdojmë ditën me interpretimin politik të Kushtetutës nga Albin Kurti, të cilit kauza e vetme i ka mbetë fushata zgjedhore me letër-këmbimet me Presidentin Thaçi;

Ndoshta do të përfundojmë me ndonjë video-mesazh në Facebook rreth ofertës së re për lëshimet e VV-së për Kryekuvendarin, Presidentin, MPB-në dhe MPJ-në.

Saga politike e tentim-marrëveshjes po merr përmasa ofenduese e të rrezikshme për vendin.
Albinit mund t’i mos i ecë ora e Kushtetutës, por duhet t’ia kujtojmë që ora e shtetit ecë me saktësi.

Po harron që pakufia kushtetuese me afate deri në marrjen e mandatit, nuk ia legjitimon atij vonesat e qëllimshme.
Në fakt, Albini u formësua si figurë politike pikërisht mbi premisën se ‘jo gjithçka që është ligjore është edhe legjitime’, dhe loja e tij me këto zhagitje e spektakle fëmijërore politike është hapi i parë i tatëpjetës së tij nëse nuk e formon qeverinë menjëherë!


MË SHUME NGA Lajme