Hoxhaj: Vuçiq e Daçiq po e vazhdojnë politikën e Millosheviqit
Sharr Travel

Hoxhaj: Vuçiq e Daçiq po e vazhdojnë politikën e Millosheviqit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq po e vazhdojnë politikën e  Sllobodan Millosheviqit karshi Kosovës.

Përmes një reagimi në twitter, Hoxhaj ka përmendur metodat e përdorura nga Serbia për të blerë çnjohjet e Kosovës.

“ Kampanja lobuese kundër Kosovës përmes ryshfetit dhe shitjes ilegale të armëve, dhe veprimeve të ngjashme të këqija tashmë po konfirmohen edhe prej Beogradit. Tipike për një regjim autoritarist si i Vucicit dhe një piuni sovjetik si Daçiqi, që e vazhdojnë politikën e Millosheviqit për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.