VIDEO: Mavraj prezanton në RTK librin `Dritë mbi plagë`
Kryeredaktori i librit “Dritë mbi plagë”, Muhamet Mavraj, në Ditën e Gjenocidit Serb në Kosovë prezantoi sot në RTK librin e Qendrës së “Gjenocidit në Kosovë – Plagë e hapur”. Libri është publikuar këtë javë në shenjë homazhi poetik për gjithë të vrarët në Kosovë nga Serbia.
Ai ka thënë se Qendra e “Gjenocidit në Kosovë – Plagë e hapur” këtë veprimtari do ta vazhdojë edhe më tutje qoftë me apo pa përkrahjen e shtetit.
“Me të tilla aktivitete, me botime të librave edhe të zhanreve të tjera dhe me përkthime të librave, të natyrës së gjenocidit serb në Kosovë, edhe në gjuhë të tjera”, ka thënë Mavraj sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.
Në këtë libër janë bërë bashkë 51 poetë, me nga një, dy, tri dhe katër poezi, për të rrëfyer për përjetimin e gjenocidit në Kosovë qoftë nga vetë poetët, qoftë nga familjarët e tyre, nga fqinjët e tyre dhe nga populli shqiptar.
Kërkesa e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” është që ky libër të lexohet dhe të shpërndahet ndër duar të shokëve dhe miqve dhe bashkërisht të përkujtohen ditët e gjenocidit në Kosovë në mënyrë që kurrë mos të harrohen.
Për më shumë ndiqni videon:























