10:13 / 15.01.2020
Hudgensi në premierën e “Bad Boys for Life”
Vanessa Hudgensi u pa e buzëqeshur gjatë parakalimit në qilimin e kuq.
Aktorja 31-vjeçare dukej e lumtur në qilimin e kuq në premierën e “Bad Boys for Life” të martën në mbrëmje (14 janar) në Los Anxhelos.
Vanessa shfaqet në film përkrah yjeve të filmit, Martin Lawrence dhe Will Smith . Ajo dukej elegante me një fustan të bardhë me pupla.
Vetëm pak orë para ngjarjes, shpërthyen lajmet se ajo dhe Austin Butler u ndanë pas gati nëntë vjetësh së bashku.
Bukuroshja amerikane shkëlqeu me fustan të gjatë të disenjatorit, Georges Shobeika .

























