Sylvester Stallone ka një histori nga më të trishtat në Hollywood
BKT
Magazina

Sylvester Stallone ka një histori nga më të trishtat në Hollywood

Sylvester Stallone ka qëndruar me javë të tëra poshtë një ure në New York duke shitur gjithçka që kishte për të mbijetuar. Madje atij i’u desht të shiste edhe qenin e tij për 25 dollarë.

1. Stallone ka qëndruar me javë të tëra poshtë një ure në New York duke shitur gjithçka që kishte për të mbijetuar. Madje atij i’u dasht të shiste edhe qenin e tij për 25$, pasi nuk kishte ushqim për të.

2. Një ndeshje boksi mes Mohammed Ali dhe Chuck Wepner ishte ajo që i dha frymëzimin për të shkruar filmin Rocky.

Ai shkroi skenarin për 20 orë dhe u përpoq ta shiste duke marrë një ofertë të majme prej 125.000$, por me një kusht… Stallone kërkonte që të ishte edhe vetë pjesë e filmit, gjë që u refuzua në menyrë kategorike, pasi ishte askushi.

3. Stallone ishte një i ri problematik. Ai vuante nga sëmundja e hiperaktivitetit (ADHD). Kjo sëmundje nuk e lejonte atë të përqëndrohej duke mos përmbushur detyrat me shkollë. Për këtë arsye ai ka ndëruar 17 shkolla.

4. Pak e dinë këtë, por nëna e Sylvester Stallone ishte një mundës. Ndërsa djali i saj luajti më pas një nga rolet më të paharrueshme në historinë e filmit, rolin e boksierit Rocky.

5. Ai është shfaqur me rolet e tij, si një burrë me superfuqi. Por a e dinit se kur ai ishte adoleshent nëna e dërgoi të punonte në një salon bukurie që ishte në pronësi të një të afërmit të tyre.

6. Edhe pse në filmat e tij si Rambo dhe Expendables, armët ishin një nga atributet kryesore në film, aktori është një kundërshtar i pasionuar i armëve në jetën reale.


MË SHUME NGA Magazina