Markle është parë në Kanada pas ‘braktisjes’ së familjes mbretërore
BKT
Magazina

Markle është parë në Kanada pas ‘braktisjes’ së familjes mbretërore

Meghan Markle është parë duke hipur në një aeroplan në aeroportin “Victoria Harbour” në Kanadë, pasi u largua nga Mbretëria e Bashkuar me Archie para bisedimeve me familjen mbretërore për largimin e çiftit.

Meghan Markle është parë për herë të parë që nga njoftimi se ajo dhe Princi Harry do të tërhiqen si mbretër të lartë, javën e kaluar, shkruan Mirror.

Dukesha e Sussexit u fotografua teksa mbërriti në ishullin Vancouver për të fluturuar në drejtim të Kanadasë, pasi la një rezidencën prej 14 milion milionë dollarësh, ku çifti qëndroi gjatë sezonit festiv.

Në fotot e siguruara nga “Mirror”, ajo kishte veshur një pallto të gjelbër, të mbuluar me lesh, duke mbuluar pjesën më të madhe të fytyrës së saj, si dhe çizme të gjata dhe xhinse.

Meghan është parë e buzëqeshur teksa po fliste me anëtarët e sigurimit, ndërsa ecte drejt “Whistlers Air”.

 


MË SHUME NGA Magazina