VIDEO-Murtezaj: Prioritet kryesor i ATK-së ka qenë mbledhja e borxheve
BKT
Lajme

VIDEO-Murtezaj: Prioritet kryesor i ATK-së ka qenë mbledhja e borxheve

Nesër është 20-vjetori i themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës. Për të folur për këtë dhe për bilancin e ATK-së për vitin 2019-të sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë" në RTK ishte i ftuar drejtori i përgjithshëm i ATK-së , Ilir Murtezaj.

Murtezaj tha  sot në RTK se fillimisht ATK ishte administruar nga UNMIK-u. Sipas tij, ATK prej atëherë ka evoluar dhe është zhvilluar në nivel të lartë dhe tani mund të thuhet lirisht se është një prej institucioneve që mund të krahasohet me vendet e rajonit, por edhe me administratat e vendeve më të zhvilluara.

“Gjatë këtyre dy dekadave institucioni i ATK-së ka arritur të avancohet dukshëm në ofrimin e shërbimeve për tatimpagues, në krijimin e moduleve të cilat identifikojnë shmangiet tatimore dhe invazionin fiskal dhe njëkohësisht krijimin e mekanizmave me qëllim të trajtimit të barabartë të të gjithë tatimpaguesve “, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë" në RTK.

Murtezaj tha se viti 2019-të është njëri prej viteve më të suksesshme në vigjilje të vitit të 20-të të themelimit të institucionit të ATK-së ku për herë të parë arrihet të kalohet shifra mbi gjysmë miliard euro, shifër kjo e cila nuk ka qenë e lehtë të arrihet.

“ Që nga fillimi i vitit 2019-të ndër prioritetet kryesore kemi pasur mbledhjen e borxheve “, tha ai duke folur edhe për vështirësitë dhe sfidat e këtij institucioni.

Për më shumë ndiqni videon e plotë:  


MË SHUME NGA Lajme