Nis seanca në rastin `Syri i Popullit`
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca përfundimtare në procesin gjyqësore kundër Sadri Ramabajës, i njohur edhe si rasti “Syri i Popullit”.
Në këtë seancë fjalën përfundimtare do ta ketë mbrojtja dhe vet i akuzuari. Pra, në seancë mbrojtjen e tij do ta paraqes vet i akuzuari, Sadri Ramabaja, si dhe avokati i tij, Ramiz Krasniqi.
Të akuzuarit në rastin `Syri i Popullit`, sillen në Gjykatë
Të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”, janë sjellë në seancë. Gjatë së enjtes dhe së premtes do të mbahet seanca përfundimtare në procesin gjyqësore kundër Sadri Ramabajës.
Në këtë seancë fjalën përfundimtare do ta ketë Sadri Ramabajës dhe avokati i tij, Ramiz Krasniqi, raporton EO.
Avokati Krasniqi ka deklaruar se profesori dhe publicisti Sadri Ramabaja, po mbahet në paraburgim tash e më shumë se dy vjet, sipas një skenari akuzash politike, pa pasur asnjë arsyeshmëri.
Në këtë rast, për përgatitjen e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, për vrasje të rëndë në tentativë si dhe vepra të tjera penale, akuzohen Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 27 shkurt 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana për vepra të ndryshme penale.























