16:22 / 16.01.2020
Moskrijimi i institucioneve të reja rrezikon pagat në sektorin publik
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla dhe atë Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi.
Drejtuesit e sindikatave të punëtorëve paraqitën shqetësimet e tyre lidhur me vonesën e ndërtimit të institucioneve të Kosovës, për pasojë të të cilës po rrezikohet miratimi i Ligjit për buxhetin e Kosovës për këtë vit dhe rrjedhimisht, pagat e mijëra punëtorëve të sektorit publik.
Ata e konsideruan të domosdoshme gjetjen e një zgjidhjeje për të mos ardhur deri te një situatë e tillë.























