16:32 / 16.01.2020
Inter siguron shërbimet e Eriksenit
Inter ka arritur të sigurojë shërbimet e danezit Christian Eriksen.
Kalimi i tij tek Interi kishte bërë bujë të madhe gjatë ditëve të fundit në mediat ndërkombëtare, ndërsa tani thuhet se gjithçka është e kryer.
Gazetari, Nicolo Schira shkruan se agjenti i lojtarit gjendet në Milano për të përmbyllur marrëveshjen e transferimit të futbollistit danez tek klubi i Interit.
Zbulohet se drejtuesit e Interit do të paguajnë plotë 18 milionë euro për kartonin e Eriksenit.























