18:34 / 16.01.2020
Kurti, Mustafës: Nuk të ndihmoj për shkarkimin e Konjufcës
"Unë nuk mund t`iu ndihmoj në këtë rrugë (të shkarkohet Glauk Konjufca nga kryetari i Kuvendit të Kosovës v.j.)", i ka shkruar Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Nga Lëvizja Vetëvendosje e kanë publikuar letrën e plotë të Kurtit për Mustafën.
Kurti i shkruan Mustafës se qasja e tillë e tij është jodemokratike dhe monarkiste.

























