11:11 / 17.01.2020
Këngëtarja e njohur paditet për vjedhje të këngës
Ariana Grande është paditur për vjedhje të këngës “7 Rings” nga Josh Stone.
Stone tha se 2 vite më parë e kishte publikuar këngën “You Need it, I got it”, dhe se këngët janë të ngjashme.
Josh Stone këngën e tij e publikoi në vitin 2017.
Ai po kërkon fitime nga kënga e Arianës, dhe një urdhër të gjykatës që kënga e saj të fshihet.
Nuk është hera e parë që Ariana Grandë është përballur me lgijin për këtë këngë, pasi që më parë reperja Princess Nokia pretendonte se kënga dukej e ngjashme më të sajën “Mine”.























