14:14 / 17.01.2020
William Walkeri viziton Policinë e Kosovës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka pritur në një takim ish-shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker, të cilin e njoftoi nga afër mbi angazhimet dhe aktivitetet policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.
Në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi drejtori Qalaj i dhuroi një pllakatë policore Walkerit.























