Batuta e Guardiolës: Mahrez përfiton nga xhentilesa ime
Pep Guardiola është shfaqur në formë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes shtëpiake kundër Crystal Palace. Trajneri i Manchester City ndalet te Riyad Mahrez, sulmuesi anësor algjerian.
28-vjeçari po aktivizohet më shumë këtë sezon dhe ia ka dalë të shënojë 9 gola deri tani. Spanjolli tregon se pse lojtari nuk dëmtohet kurrë dhe nuk i kursen batutat në lidhje me këtë temë, transmeton abcnews.
“Ndryshimi midis sezonit të kaluar dhe këtij aktual është se Mahrez po luan më shumë falë xhentilesës së trajnerit ndaj tij. Edhe sezonin e kaluar është paraqitur në nivele të larta. Mahrez e dashuron futbollin.
E dini pse nuk dëmtohet kurrë? Nëse i hedhim një vështrim të saktë këmbëve të tij, dallohet qartë pse është e pamundur që të dëmtohet. Kjo ndodh sepse nuk ka muskuj fare“, përfundon Pep Guardiola.























