PDK demanton lajmin për takime të Veselit me kryetarët e disa partive
BKT
Lajme

PDK demanton lajmin për takime të Veselit me kryetarët e disa partive

Pas publikimit të lajmit se Kadri Veseli, sot, ka takuar disa kryetarë partish për krijimin e koalicionit qeveritar, Partia Demokratike e Kosovës ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se është i pavërtetë lami se Veseli është takuar me disa kryetarë të partive tjera për të diskutuar gjoja formimin e koalicionit qeveritar.

Në këtë deklaratë thuhet se PDK do të mbetet në opozitë sikurse e ka konfirmuar Veseli më 6 tetor 2019.  

“Është i pavërtetë dhe spekulim lajmi se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është takuar me disa kryetarë të partive tjera për të diskutuar gjoja formimin e koalicionit qeveritar. Veseli është në takime sot gjatë ditës me zyrtarë të Shqipërisë. PDK do të mbetet në opozitë sikurse e ka konfirmuar Veseli më 6 tetor 2019.  Çfarëdo vonese në krijimin e qeverisë se re nga partia që ka dalë e para, është e dëmshme për interesin e vendit dhe të qytetarëve të Kosovës”.


MË SHUME NGA Lajme