Maliqi mesazh VV-së e LDK-së: Ai që lëshon pe do të jetë fitues!

Maliqi mesazh VV-së e LDK-së: Ai që lëshon pe do të jetë fitues!

Negociatat e dështuara deri më tash për arritjen e një koalicioni qeverisës ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së kanë shkaktuar pakënaqësi të mëdha në opinion. As tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve këto dy parti nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për bashkëqeverisje, edhe pse vazhdimisht ishin deklaruar për partneritet. Bllokimi i marrëveshjes ka ndodhur tek ndarja e përgjegjësive dhe posteve.

Për këtë ka reaguar analisti politik, Shkëlzen Maliqi, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka dërguar mesazh këtyre dy partive politike.

“Ai që lëshon pe në bllokadën aktuale të bërjes së koalicionit do të jetë fitues te votuesit e zhgënjyer post-zgjedhor, kurse kokëforti humbës”, ka shkruar Maliqi.

Dy partitë nuk po arrijnë marrëveshje dhe kanë refuzuar ofertat e fundit që ia kanë bërë njëra – tjetrës.