Rama për linjën Prishtinë – Beograd: Paqja s’fitohet me luftë
BKT
Lajme

Rama për linjën Prishtinë – Beograd: Paqja s’fitohet me luftë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur i lumtur për linjën ajrore Prishtinë – Beograd. Ai ka zgjedhur ta përmend homologun e tij, Ramush Haradinajn, të cilin para pak ditësh e paditi, duke i thënë atij se paqja nuk arrihet me mjete lufte e as me popullaritetin që ta sjellin ato mjete.

 Rama thotë se marrëveshja për fluturime Prishtinë – Beograd e ka gëzuar atë dhe e sheh si hap pozitiv për qarkullim të njerëzve dhe të mallrave në Ballkan, transmeton Gazeta Express.  

“E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm  për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”


MË SHUME NGA Lajme