Emërimet në Kushtetuese/ Meta i drejtohet Komisionit të Venecias
“Presidenti Ilir Meta i është drejtuar zyrtarisht sot Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, informoi sot zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.
Blushi tha se “Venecia është gjithmonë e mirëpritur”.
Ai informoi se “nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij”.
Komisioni i Venecias do të diskutojë në mars në lidhje me 5 pyetjet që Kuvendi i Shqipërisë i drejtoi lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Gjithashtu, një delegacion nga Komisioni i Venecias do të vizitojë Tiranën në fillim të shkurtit pas kërkesës së Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi më 30 dhjetor për një opinion mbi emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.























