17:38 / 21.01.2020
Manchester United kërkon shërbimet e futbollistit të Milanit
Dëmtimi i Marcus Rashford, ka bërë që drejtuesit e Manchester United të futen në merkato për të kërkuar një sulmues.
Sipas asaj që raporton “Daily Express”, drejtuesit e United po ndjekin me shumë kujdes situatën e Krzysztof Piatek tek skuadra e Milanit.
Polaku nuk ka shumë hapësira tek kuqezinjtë dhe anglezët po kërkojnë që të përfitojë.
Sipas medias angleze, klubi i Premier Leagues dëshiron që ta marrë sulmuesin në formën e huazimit deri në fund të sezonit.























