Brenda shtëpisë 21 milionë dollarëshe të Jennifer Aniston
BKT
Magazina

Brenda shtëpisë 21 milionë dollarëshe të Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka treguar disa hapësira të shtëpisë së saj luksoze.

Që kur ajo hapi llogarinë e saj në Instagram tre muaj më parë, Jennifer Aniston ka qenë duke ndarë pamje nga rezidenca e saj e jashtëzakonshme 21 milionë dollarëshe.

Aktorja 50-vjeçare, të hënën, përmes një fotografie zbuloi si duket banjo e saj, një ditë pas ndarjes së çmimeve SAG, shkruan DailyMail.

Jennifer bleu shtëpinë 8,500 metra katrorë më 2011, rezidenca u projektua nga A. Quincy Jones dhe përfundoi në 1965.

Shtëpia e saj përmban katër dhoma gjumi, gjashtë banjo, një bodrum vere, pishinë dhe bujtinë, ajo gjithashtu ka pamje nga qytetit dhe oqeanit, në pothuajse dy hektarë tokë.

Marcello Villano dhe Anne Attiger e shndërruan hapësirën jashtë shtëpisë në një oazë të përbërë nga tarraca, kopshte të frymëzuara nga Azia dhe dhoma të ndërlidhura, sipas Architectural Digest.

Ajo e kishte ndihmuar Stephen Shadley të shndërronte shtëpinë e saj në atë që e ëndërronte gjithmonë.

Në imazhin që e ndau pas “SAG Awards”, shihet fustani i Dior në vaskën prej mermeri dhe në një anë takat e saj në dysheme. 

Ajo e ruan intimitetin e saj me një muri të gjatë prej druri, duke krijuar një hapsirën e saj private.


MË SHUME NGA Magazina