10:32 / 22.01.2020
JLO shfaq fytyrën e Barbara Streisand në kampanjën e re të ”Coach”
Jennifer Lopez vazhdon të jetë një ndër figurat më të admiruara në botë.
Aktorja e “Hustlers”, 50-vjeçe, së fundmi kishte veshur një triko të zbukuruar me fytyrën e këngëtares së famshme amerikane, Barbara Streisand, në fushatën e saj të parë reklamuese si fytyra e re e ‘Coach’.
Streisand vetë dha një vulë miratimi për pamjen, “E dua këtë”, komentoi legjenda në Instagramin e Lopez. “E bukur të shoh se po vesh fytyrën time”.























