Zayn Malik tregon anën humane
BKT
Magazina

Zayn Malik tregon anën humane

Zayn Malik dhuroi 10.000 funta për një vajzë 5-vjeçare të sëmurë nga kanceri.

Zayn Malik ka dhuruar 10,000 për një vajzë që ka nevojë për trajtim të kancerit, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Ish-anëtari i “One Direction” dhuroi shumën bujare në faqen “GoFoundMe” të Caitlin Robinson nga Burnley, e cila është vetëm pesë vjeçe dhe po vuan nga neuroblastoma me rrezik të lartë.

“GoFoundMe” nuk lejon donatorët të lënë komente, por Zayn renditi emrin e tij të plotë së bashku me donacioin 10.000 funte.

E ëma e Caitlin, Helen, shkruan” Vajza ime Caitlin u diagnostikua me neuroblastoma me rrezik të lartë vitin e kaluar, prill 2019, që atëherë ajo ka bërë trajtim me disa të kimioterapisë dhe terapisë mibg, por asnjë prej tyre nuk ka funksionuar.

“Unë kam nevojë për mbledhjen e parave për ta dërguar vajzën time në Barcelonë, për trajtim, pasi kjo nuk bëhet në Britani, ju lutem më ndihmoni për ta shpëtuar vajzën time”, ka shtuar ajo.

Donacioni i Malik ka shtuar shumën në 150.000 funte, ndërsa nëna e Caitlinit tha se dëshironte ta përqafonte këngëtarin për ta falënderuar, sepse është shumë mirënjohëse ndaj tij.

Kujtojmë se Zayn Malik së fundi është ribashkuar me modelen Gigi Hadid


MË SHUME NGA Magazina