Henderson bind te Sheffield
BKT
Sport

Henderson bind te Sheffield

Dean Henderson është duke shkëlqyer ashtu si edhe klubi i tij, Sheffield United gjatë këtij sezoni në Premier League.

22-vjeçari është në pronësi të Manchester United, por prezenca e De Geas në ‘Old Trafford’ lë pak hapësira për anglezin, ndaj dhe drejtuesit e kanë huazuar te Sheffield United për të dytin sezon radhazi.

Afati i huazimit të tij përfundon në qershor, por trajneri Chris Wilder konfirmoi se klubi ka nisur bisedimet me drejtuesit e ‘Djajve’ për të rinovuar qëndrimin e tij në “Bramall Lane”. Në takimin e fundit ndaj Manchester Cityt, Henderson i priti një penallti sulmuesit Gabriel Jesus, por më pas do të ndëshkohej nga një gol i Sergio Agueros.