09:23 / 23.01.2020
Rama në Romë takon Di Maio për organizimin e Konferencës së Donatorëve
Kryeministri Rama ndodhet sot në Romë për tu takuar me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, me të cilin do të diskutohet për organizimin e Konferencës së Donatorëve që do të mbahet me datë 17 shkurt në Bruksel.
Ata do ti bashkohen një tryeze diskutimesh me të tjerë të pranishëm, në Palazzo della Farnesina, në Romë, transmeton REL.
Në takimin e sotëm të organizuar në formë dreke, pritet që të pranishmit të diskutojnë në lidhje me detajet për organizimin e Konferencës së Donatorëve e cila ka në fokus mbledhjen e donacioneve për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.























