VIDEO-Rama: Ne do të respektojmë ligjin për Badovcin
BKT
Lajme

VIDEO-Rama: Ne do të respektojmë ligjin për Badovcin

Ditët e fundit ka pasur debate kundër dhe pro, rreth mundësisë së ndërtimeve rrëzë Liqenit të Badovcit. Institucionet e Kosovës, u kritikuan për mungesën e transparencës rreth lëshimeve të pëlqimeve për ndërtim. Komuna e Prishtinës dhe MMP-ja ia hodhën fajin njëra tjetrës.

Por, Përparim Rama arkitekt i lagjes “Lakeside Gardens”, tha se synon që Kosovën ta fus në hartat botërore me projektet e tij. “Me projekte inovative dhe atraktive që do të mburremi të gjithë ne si shtet. Deri tani kemi shumë projekte që kemi zënë vendin e parë në botë" ,tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Rama tha se ka qenë gjithherë kundër ndërtimeve joligjore, por edhe atyre që ndoshta brenda ligjit shkaktojnë negativitet në aspektin profesional për shoqërinë.

“Për këtë arsye edhe këtë projekt e kemi marr me seriozitet shumë të madh. Ne si studio kemi inxhinierë të cilët janë të specializuar në aspektin ambiental ”,  tha ai .

Për më shumë ndiqni videon e plotë:


MË SHUME NGA Lajme