Zyberaj publikon dosje të reja të krimeve serbe në Kosovë në vitin 1918
BKT
Lajme

Zyberaj publikon dosje të reja të krimeve serbe në Kosovë në vitin 1918

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka shpalosur dokumente të reja, në të cilat shihen emrat e shqiptarëve të persekutuar pa gjyq nga Jugosllavia.

Aty vërehen emrat e Xhafer Deves, Rexhep Mitrovicës, Bislim Bajgorës e shumë familje tjera atdhetare.

“Kjo dosje është në gjuhën e fshehtë të ish-Jugosllavisë dhe tani Serbia quhet “Libri i armiqve të shtetit duhet të likuidohet pa gjyq dhe pa procedime”, ka shkruajtur Zyberaj.

Postimi i plotë:

Shteti serb-Platforma shtetërore e eleminimit të shqiptarëve pa gjyq

Në këto dosje mund të lexoni emrat e shqiptarëve të persekutuar nga Jugosllavia e Versajës të themeluar në vitin 1918 dhe Jugosllavia pas AVNOJ e themeluar në vitin 1944, ku shqiptarët konsideroheshin armiq dhe ishin në listën e likuidimit.

Midis këtyre emrave mund të lexojmë emrat e Xhafer Deves, Rexhep Mitrovica, Bislim Bajgora, familja Boletini dhe shumë familje të tjera atdhetare.

Kjo dosje është në gjuhën e fshehtë të ish-Jugosllavisë dhe tani Serbia quhet “Libri i armiqve të shtetit duhet të likuidohet pa gjyq dhe pa procedime”.

Serbia nga viti 1877 e deri më 10 qershor 1999 I ka shkaktuar popullit shqiptar 142 miliardë dollarë, shumë kjo që nuk do ta paguaj Serbia, por dëmi human nuk paguhet, por kujtohet.


MË SHUME NGA Lajme