Haxhiu i reagon PDK-së: Konjufca ia ka kthyer dinjitetin Kuvendit

Haxhiu i reagon PDK-së: Konjufca ia ka kthyer dinjitetin Kuvendit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas akuzave të PDK-së, ku këta të fundit kanë deklaruar se Glauk Konjufca ka lidhje familjare me të dënuarin e rastit “Syri i Popullit”, Sadri Ramabajën.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, deputetja Haxhiu ka thënë se Gjykata duhet sa më parë të trajtoj padinë për shpifje për rastin e parë ndërsa prokuroria sa më parë të trajtoj kallëzimin penal kundrejt Thaçit e Veselit.

Statusi i plotë i saj:

Sa përpjekjet e dështuara me qëllim të njollosjes së figurës së Glauk Konjufcës!

Dikur shpifnin se ka qenë në “SHIK” e tash shpifin se ka lidhje me organizatën “Syri i Popullit”.

Për ta ndalur këtë abuzim, Gjykata duhet sa më parë të trajtoj padinë për shpifje për rastin e parë ndërsa prokuroria sa më parë të trajtoj kallëzimin penal kundrejt Thaçit e Veselit për deklaratat e rreme nën betim të penalizuar në Kodin Penal.

Zgjedhja e Glaukut në pozitën e Kryetarit të Kuvendit, ia ka kthyer dinjitetin Kuvendit.

PDK duhet të mësohet me këtë ndryshim pozitiv.


MË SHUME NGA Aktuale