“Cavani do të ishte i mrekullueshëm për Barcelonën”
Edinson Cavani do të ishte “një përforcim mrekullueshëm për sulmin e Barcelonës”, thotë Rivaldo, transmetojnë mediat spanjolle.
“Blaugranat” janë në kërkim të një sulmuesi, i cili do të mbulonte pozitën e Luis Suarezit të lënduar.
Cavani duket se shumë shpjet do të largohet nga PSG-ja pasi që lojtari nuk po gjen hapësirë në skuadrën e Tuchel.
Cavani është duke u kërkuar me ngulm nga Atletico Madrid, por tani në garë për lojtarin ka hyrë edhe gjiganti katalonas, Barcelona.
Ish-ylli brazilian Rivaldo është i bindur se Cavani është një nga top-sulmuesit më të mirë në botë, raporton Scanner.
“Cavani është një top sulmues që ka shënuar gjithmonë gola në ligat më të mira të Evropës. Duket se ai me të vërtetë është afër largimit nga PSG”, theksoi Rivaldo.























