10:00 / 25.01.2020
Meta:Në këto momente të vështira,populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqi, pas tërmetit tragjik.
Meta përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka shkruar se u shpreh ngushëllime familjeve të prekura nga tërmeti, duke shtuar se populli shqiptar është në krah të Turqisë.
“Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh.Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë. Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike”, ka shkruar Meta.























