14:39 / 25.01.2020
Shpërthen dhuna, përleshen tifozët e Valencias dhe Barcelonës
Valencia-Barcelona ka nisur me probleme mes tifozëve. Kampionët e Spanjës do të përballen sot në 16:00 në “Mestalla” dhe ultrasit e kanë nisur betejën e tyre para kohe.
Mediet spanjolle kanë publikuar imazhe rreth përplasjes së dy tifozerive jashtë stadiumit.
Shkopinj, flakadanë dhe karrige janë përdorur në sherr, teksa është krijuar një kaos i madh në rrugët e qytetit të Valencias.
Policia nuk ka vonuar të mbërrijë dhe ardhja e saj ka trembur tifozët që janë shpërndarë dhe larguar.























