SHBA i dhuron SHKK-së donacion me pajisje për Njësinë e Inteligjencës

SHBA i dhuron SHKK-së donacion me pajisje për Njësinë e Inteligjencës

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi së bashku me Drejtoreshën e ICITAP, Kimberly Riffe, kanë nënshkruar pranim dorëzimin e donacionit të radhës, me ç’rast Qeveria Amerikane, Programi ICITAP, i dhuroi Shërbimit Korrektues të Kosovës, pajisje të ndryshme për mbështetjen e ndërtimit të kapaciteteve të Njësisë së Inteligjencës.

Pajisjet do të përdoren nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese me qëllim të mbledhjes, sistemimit, ruajtjes në mënyrë sa më të sigurtë të të dhënave. Po ashtu, ato do të përdoren për analizimin e raporteve për zhvillimin e produkteve të inteligjencës, në rast të cenimit të sigurisë ndaj institucioneve të SHKK-së.

Si rrjedhojë, zyrtarët e NJIK-së gjithashtu janë trajnuar mbi Sigurinë Kibernetike dhe aplikimin e metodave të sigurisë në përdorimin e teknologjisë së pranuar, njofton Klan Kosova.