Fatmir Sheholli ftohet nga Gjykata Speciale

Fatmir Sheholli ftohet nga Gjykata Speciale

Analisti politik Fatmir Sheholli është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka konfirmuar vet Sheholli i cili ka bërë të ditur se do t’i përgjigjet ftesës.

“Po është e vërtetë se kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale. Atje do të shkoj dhe do t’i mbrojë vlerat dhe dinjitetin e Republikës së Kosovës në çfarëdo cilësie që jam ftuar”, ka konfirmuar Sheholli për Klan Kosovën.

I pyetur se a është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo dëshmitarit, Sheholli ka thënë se atje (në Hagë) do të sqarohen të gjitha.

Sheholli më parë ka punuar gazetar në agjencinë e lajmeve shtetërore serbe Tanjug.


MË SHUME NGA Aktuale