12:49 / 26.01.2020
Silva: Ja pse refuzova disa herë Real Madridin
Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva ka zbuluar se ka refuzuar disa herë ofertën e Real Madrid gjatë karrierës së tij.
Spanjolli që 10 vite është pjesë e Cityt dhe pritet që të largohet në fund të sezonit.
Silva në një intervistë për Manchester Evening News, ka thënë se “Los Blancos” i kanë bërë oferta të ndryshme çdo vit, mirëpo nuk i ka pranuar.
“E vizitova Realin si fëmijë, por babai im ishte kundër që të transferohesha, pasi isha i ri. Pas kësaj, asnjëherë nuk doja transferimin”, tha Silva, raporton arbresh.
“Me thirrën vit pas viti, mirëpo nuk pranova. Qëndrova me skuadrën time pastaj u transferova në Valencia”, theksoi spanjolli.
Sot (e diel) City do luajë kundër Fulham në kuadër të 1/16 e FA Cup.























