14:21 / 26.01.2020
Arrihet marrëveshja, Can tek Dortmundi
Emre Can është farë pranë klubit gjerman, Borussia Dortmund, raportojnë mediat italiane.
Mesfushori turko-gjerman, nuk është ftuar për sfidën e sontme Napoli-Juve, dhe sipas të gjitha gjasave, lojtari tashmë ka arritur marrëveshje me “milionerët” e Gjermanisë.
Sipas “Sky”, Emre Can gjatë këtij muaji do të transferohet tek Dortmundi, skuadër kjo që ditë më parë bleu edhe talentin norvegjez, Haaland, raporton Scanner.
Siç raportohet, Dortmund të derdh në arkën e Juvës 30 milionë euro për ta bërë të vetin ish-lojtarin e Liverpoolit.























