16:09 / 26.01.2020
Cavani drejt Atletico Madridit
Edinson Cavani duket se ka vendosur të ardhmen e tij.
Sipas mediave franceze, reprezentuesi i Urugait i ka thënë “Po” klubit spanjoll, Atletico Madrid.
Cavani, i cili është i vendosur për tu larguar nga Parisi, kërkohet edhe nga Manchester United dhe Chelsea, por siç thuhet lojtari preferon transferimin në skuadrën e Diego Simeones.
Cavani mësohet së shumë shpejt pritet të “fluturoj” drejt Madridit për t’iu bashkuar Atleticos.























