Dita e Eriksenit, lojtari më i ri i Interit zbarkon në Milano
BKT
Sport

Dita e Eriksenit, lojtari më i ri i Interit zbarkon në Milano

Christian Eriksen do të vijojë karrierën me Interin. Zikaltrit arritën akordin me Tottenham dhe mesfushori danez ka zbarkuar në Milano.

27-vjeçari do të kryejë sot vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën e re, teksa të shumtë janë tifozët që kanë dalë për ta pritur.

Klubi italian pagoi 20 milion euro për kartonin e lojtarit nordik dhe Antonio Conte ka siguruar më në fund mesfushorin e munguar. Eriksen do të firmosë një kontratë deri në vitin 2024 me Interin dhe është gati të nisë aventurën e re pas 6.5 viteve të kaluara në klubin londinez.