Irina Shayk ka folur për herë të parë për ndarjen nga Bradley Cooper
BKT
Magazina

Irina Shayk ka folur për herë të parë për ndarjen nga Bradley Cooper

Pavarësisht faktit se lidhja e tyre romantike nuk funksionoi, Irina Shayk ende ndihet me fat për raportin e saj me aktorin, Bradley Cooper.

Në një intervistë për revistën “Vogue” të Britanisë së Madhe, modelja 34-vjeçare, e cila u nda nga aktori 45-vjeçar Cooper, në qershor të 2009-s pas katër vjetësh lidhje, i bëri disa komente të rralla rreth raportit të tyre, transmeton Koha.net.

“Mendoj se kam qenë me fat që e kam përjetuar lidhjen që e kishim së bashku. Por jeta pa Bradleyn është diçka e re për mua. Mendoj se në të gjitha lidhjet e mira romantike, ti e sjell më të mirë dhe më të keqën tënde. Thjeshtë, kjo është në natyrën e çdo njeriu. Dy njerëz të mirë, nuk do të thotë se duhet të jenë patjetër një çift i mirë,” ka deklaruar Shayk.

Dyshja, që dikur ishte ndër çiftet më të përfolura të showbizit, e kanë një vajzë së bashku, 2 vjeçen Lea De Seine Shayk Cooper. Duke folur për angazhimet e saj si nënë, modelja e njohur Ruse tha: “Është vështirë të gjesh balans ndërmjet të qenit nënë beqare dhe grua e cila punon dhe e siguron jetesën për vete dhe fëmijën. Më besoni, ka ditë kur zgjohem e lodhur dhe them me vete ‘Zot i madh, nuk di çfarë të bëjë, dhe jam duke u copëtuar’. Por pastaj e marrë veten dhe e jap maksimumin tim çdo ditë”.

Në qershor të vitit 2019, Shayk për revistën “Harper’s Bazaar” kishte deklaruar se ende beson në martesë, pavarësisht ndarjes nga aktori i njohur amerikan. Çifti e kishte filluar lidhjen romantike në vitin 2015, ndërsa dy vjet më vonë e ka mirëpritur në jetë vajzën e tyre. Edhe pse kanë qenë shumë të komentuar në media dhe një prej çifteve më të pëlqyera të showbizit, Sahyk dhe Cooper, gjithnjë e ka luajtur privatësinë e tyre duke qëndruar larg syrit të publikut.


MË SHUME NGA Magazina