Hoxhiq takon shefin e Zyrës ndërlidhëse të Sllovakisë
BKT
Lajme

Hoxhiq takon shefin e Zyrës ndërlidhëse të Sllovakisë

Ministrja në detyrë e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq, është takuar të martën me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë, Rastislav Kosltilnik.

Në takim u diskutuan për aktivitetet e ministrisë,  si dhe  planin për  periudhën e ardhshme, bashkëpunim dhe situatën aktuale në Kosovë.

Bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e tyre për bashkëpunim  të ngushtë  në të mirën e qytetarëve, duke krijuar kushte më të mira dhe kualitative për jetesë.


MË SHUME NGA Lajme