23:05 / 28.01.2020
Ky është polici që u vra sonte në Zhur (FOTO)
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga shpërthimi I një mjeti eksplodues gjatë një operacioni bastisjeje në fshatin Zhur të Prizrenit.
KALLXO.com merr vesh se incidenti ka ndodhur kur pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të Njësisë Anti-Drogë kishin shkuar në një shtëpi për bastisje dhe teksa ata ndodheshin në katin e dytë të shtëpisë ka shpërthyer një mjet shpërthyes.
Në këtë incident ka mbetur i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës e dy të tjerë kanë pësuar plagë trupore. Po ashtu, lëndime trupore ka pësuar edhe një fëmijë.
Burime të KALLXO.com thonë se polici i vrarë është Sami Thaqi.
Ky zyrtar policor ka qenë pjesë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
























