11:14 / 29.01.2020
Sot varroset polici që u vra mbrëmë në Zhur
Policia e Kosovës njofton se varrimi i policit Sami Thaçi i cili u vra mbrëmë në Zhur të Prizrenit do të bëhet sot në vendlindjen e tij.
“Lamtumira e fundit dhe ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 15:00 në varrezat e fshatit Shkarashnik ne Komunën e Malishevës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Polici Thaçi u vra mbrëmë gjatë një aksioni bastisjeje në një shtëpi në Zhur të Prizrenit. Përveç tij në këtë aksion janë plagosur edhe dy zyrtarë tjerë të Policisë dhe një fëmijë.























