VIDEO-Rritet numri i azilkërkuesve në Kosovë
BKT
Lajme

VIDEO-Rritet numri i azilkërkuesve në Kosovë

Së fundi në Kosovë është shtuar numri i atyre që po kërkojnë azil. Azilkërkuesit janë kryesisht nga vendet e lindjes.

Drejtori i Departamentit për azil, shtetësi dhe migracion në MPB, Valon Krasniqi, bëri me dije se deri më tani janë 400 kërkesa nga azilkërkuesit.

 “Kët vit është rritur numri i azilkërkuesve në Kosovë, ata nuk kanë qëllim të rrinë këtu, ata qëndrojnë prej 12 deri në 14 ditë në Kosovë dhe shohin rrugët për vendet ku kanë qëllim të ikin. Ne kemi kapacitet për 100 persona”, tha ai sot në RTK.

Sipas tij për të menaxhuar ndonjë fluks të emigrantëve, MPB i ka bërë të gjitha përgatitjet. “Ne kemi plan për menaxhim të pritjes së emigrantëve. Ne ishim të obliguar që të rrisim kapacitet e pritjtes dhe për këtë, tani kemi edhe për 200 persona shtesë vende”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme