Soreca: KE vazhdon punën për hapjen e negociatave me Shqipërinë
BKT
Shqipëri

Soreca: KE vazhdon punën për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka folur për hapjen e negociatave.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter, Soreca tha se Komisioni Europian do përmirësojë procesin e pranimit.

''Komisioni Europian do të vazhdojë të punojë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonië e Veriut. Paralelisht,do të vendoset mënyra për të përmirësuar procesin e pranimit, përfshirë metodologjinë e zgjerimit dhe një kornizë të përforcuar të investimeve'', shkruan Luigi Soreca.


MË SHUME NGA Shqipëri