Flet Irina Shayk, ankohet pas ndarjes me Bradley Cooper
BKT
Magazina

Flet Irina Shayk, ankohet pas ndarjes me Bradley Cooper

Pavarësisht faktit se marrëdhënia e tyre përfundoi në ndarje Irina Shayk ndihet me fat që ka pasur në krah një partner si Bradley Cooper.

Në një prononcim për “British Vogue” modelja 34-vjeçare ka bërë një deklaratë të rrallë dhe befasuese mbi lidhjen e saj të dashurisë me aktorin 45-vjeçar.

“Mendoj se jam me fat që kam jetuar një lidhje si ajo që kishim ne të dy. Jeta pa Bradleyn është tjetër gjë”, është shprehur Irina.

” Duhet thënë se është e vështirë të gjesh balancën midis të qenit një nënë beqare dhe një grua në karrierë. Më besoni që ka ditë që zgjohem në mëngjes dhe mendoj: Oh Zoti im nuk di se çfarë të bëj, po bëhem copash”, shprehet ajo.

Sa i përket marrëdhënies pas ndarjes nga Bradley Irina thotë se në çdo marrëdhënie ka gjëra të mira dhe të këqija.

“Dy njerëz të mrekullueshëm jo domosdoshmërisht formojnë një çift të mirë”.


MË SHUME NGA Magazina