Hadërgjonaj huazohet në Superligën e Turqisë
Mbrojtësi i Huddersfield, Florent Hadërgjonaj, është gati të bashkohet me klubin turk, Kasimpasa në huazim deri në fund të sezonit.
Futbollisti që vendosi të përfaqësonte Kosovën në nivel ndërkombëtar vitin e kaluar, ka kaluar një periudhë jo të lehtë te Huddersfield.
25 vjeçari këtë sezon, pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në bankinë, dhe një ndryshim i skuadrës është pritur të ndodh.
Sipas Football Insider, Hadërgjonaj do të huazohet te Kasimpasa në Turqi, deri në fund të sezonit, përcjell lajmi.net.
Burimet e shumta i kanë thënë kësaj medie se për Hadërgjonajn kanë shprehur interesim një numër i madh i skuadrës, por që turqit e Kasimpasa, kanë lëvizur më shpejt, duke siguruar shërbimet e tij.
Hadërgjonaj te Huddersfield është transferuar nga Ingolstadt në vitin 2017.























